BallinaKronikeVlorë, tjetër ngacmim seksual i një fëmije: Mamaja denoncon 66-vjeçarin në Polici

Vlorë, tjetër ngacmim seksual i një fëmije: Mamaja denoncon 66-vjeçarin në Polici

spot_img
spot_img

Një tjetër rast i ngacmimeve të të miturve ka ndodhur në vendin tonë, e më konkretisht në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në  datën 30 maj në Policinë e Vlorës ka shkuar nëna e vajzës 12 vjeçe, së bashku me vajzën, banore e lagjes Kushtrimi pranë Hipotekës.

Kanë bërë denoncim për shtetasin S.S 66-vjeç, pasi ky i fundit ka ngácmuar seksualisht vajzën e mitur. Vajza pasi është përballur disa herë me ngácmimet e të moshuarit ka shkuar dhe i ka rrëfyer nënës.

Pas marrjes së kallzimit pòlicia ka bërë dokumentimin e ngácmimit sèksual. S.S e ngacmonte të miturën me fjalë banale dhe i ofronte lekë nëse kjo do e lejonte ta prekte. Policia më pas ka shoqëruar të dyshuarin dhe fëmija është trajtuar me psikolog të autorizuar nga prokuroria. 66-vjeçari gjendet aktualisht nën arrest.

66-vjeçari punonte si roje në Kadastër e Vlorës dhe vajza jetonte pranë hipotekës. Rasti është referuar në shërbimin social por nëna nuk ka pranuar ndihmë për të mos u identifikuar rasti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular