Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në Allias të Tiranës. Një mjet me drejtuese 28-vjeçaren E. S. ka përplasur këmbësorin 67-vjeçar Xh. Ll., i cili ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone.
Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.