Shqipëria ka aplikuar që prej datës 1 qershor lehtësimin e shumicës së masave që ishin në fuqi në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19, ndërsa rikthimi në normalitet nuk ka qenë sikurse është pritur nga 80 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
Mësohet se ata janë lajmëruar se nuk do të punojnë në vijim për këtë Drejtori ndërsa sqarimi që është dhënë ndaj tyre është i riorganizimi i strukturimit të punës
Kjo drejtori ndryshe nga sa më parë që shtrihej në 4 Rajone të ndryshme të vendit, përkatësisht në Shkodër, TTiranë, Korçë dhe Fier është ristrukturuar në një të vetme me qendër në kryeqytet ndërsa lëvizja është bërë në fillim të janarit të këtij viti.
Mësohet se marrëdhëniet me punën 80 punonjësit në fjalë i kanë shkëputur që më datë 22 Prill, rreth 4 muaj pas transformimit të Drejtorisë në një të vetme. Ende nuk ka ndonjë qëndrim publik apo paralajmërim për nisjen e ndonjë procesi gjyqësor nga ana e punonjësve të shkakruar deri më tani./ Faxweb