BallinaAktualitetKush janë zyrtarët e Zyrës së Kufirit dhe Emigracionit te arrestuar. Investigimi...

Kush janë zyrtarët e Zyrës së Kufirit dhe Emigracionit te arrestuar. Investigimi që zbuloi skemën e trafikut

spot_img
spot_img

E pezulluar nga detyra pak ditë më parë, sot është prangosur nga Forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Enkelejda Toska, drejtoreshë e kësaj zyre është midis katër zyrtarëve të arrestuar të akuzuar për trafikimin e qenieve njerëzore.

Arrestimi i saj u bë gjatë ditës së sotme por zë fill pa denoncimit në media, ku bashkëshorti i saj ishte përfshirë në krijimin e agjencive fantazmë për të bërë të mundur kalimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt shteteve të Evropës Perëndimore.

“Top Story” denoncoi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Drejtorisë së Emigracionit në Tiranë në trafikimin e emigrantëve, ndërsa bashkëshorti i zonjës Toska, Sami Hoxha luante rolin e sekserit me emigrantët, ku merrte pagesa, ndërsa gruaja e tij jepte lejet. Toska u emërua në këtë pozicion më 18 shkurt 2018.

Zyrtarët e tjerë të ndaluar nga policia janë Besnik Zela, Shefi i sektorit, Altin Hasani, Shefi i seksionit, dhe Albana Metko, specialiste.

INVESTIGIMI:

Emisioni investigativ Top Story në Top Channel ka publikuar fakte për lidhjet mes zyrtare të policisë me një rrjet të organizuar të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore. I përfshirë në këtë rrjet rezulton shtetasi Sami Hoxha, bashkëshortja e të cilit Enkelejda Toska është drejtoreshë në Drejtorinë Raionale të Kufirit dhe Migracionit.

Emri i Sami Hoxhës dhe përfshirja e tij në trafik doli gjatë investigimit të emisionit dhe ku emigranti Salem Shehabeldin, tregoi se Samiu i kishte propozuar të bashkëpunojë për të sjellë shtetas nga vendet arabe për t’i çuar në Itali ose Rumani.

Sami Hoxha dikur aksioner në kompani të vogla, ka si biznes të vetin kompaninë “FRENKI” ku i ndan aksionet me shtetasin arab me emrin Adel Thabi. Një kompani që shumë herë i janë bllokuar aksionet me vendim gjykatë për mos shlyerje detyrimi. Kompania tjetër që zotëron Sami Hoxha quhet “Global Fjuçër Uon”dhe është hapur në vitin 2019.

Ndër të tjera, objekti i saj i veprimit lidhet direkt me emigrantët, pasi  ndihmon në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për pajisjen me vizë, leje qëndrimi si dhe ndjek ecurinë e këtij dokumentacioni deri në përfundim.

Shërbime në zyrën e punës, emigracionit, institucioneve të ndryshme shtetërore në bazë të marrëveshjeve me bizneset e individë të veçantë. Ashtu siç shihet Sami Hoxha ka ngritur një biznes që ka për objekt shërbimet e emigracionit, atje ku gruaja e vet është drejtoreshë. Ndërkohe shtetasit arabë që kanë bashkëpunuar me emisionin kanë pohuar se e njihnin bashkëshorten e tij kur panë foton e saj, pasi e kishin parë në zyrën e Samiut.

Gjatë investigimit del në pah se emigrantët që nuk rinovojnë dot lejet e qëndrimit i drejtohen zyrës së Samiut për të mbaruar punë. Një nga emigrantet i thotë në telefon Samiut se ka për të sjellë në Shqipëri disa Egjiptianë të tjerë. Samiu pranon dhe lë një takim. Zyra e Sami Hoxhës ndodhet në rrugën “Abdulla Keta”, përballë me shkollën Servete Maçi në Tiranë. Ajo nuk ka asnjë logo dhe asnjë tabelë treguese nga jashtë. Nga biseda që zhvillohet në zyrën e Samiut ai pranon të sjellë një familje nga Egjipti në Tiranë me qëllim kalimin më pas drejt Italisë, për 13 mijë euro, ku ai do fitonte 10 000, ndërsa ndërmjetësuesi emigrant 3 000.

Në këmbim, Samiu do tu dërgojë atyre një ftesë, do ju hap një kompani fantazmë, do t’u marrë lejen e punës dhe në fund lejen e qëndrimit tek gruaja e vet. Kjo është një metodë mjaft e zgjuar që bën hile me procedurat ligjore, pasi në vetvete kompania që do hapi Samiu është totalisht brenda ligjeve.

Por qëllimi pse po hapet nuk është për investim në Shqipëri, por për emigracion të paligjshëm. Sipas drejtorit të policisë kufitare Pëllumb Nako, këta njerëz që garantojnë nxjerrjen e dokumenteve të emigracionit në formë legale duke anashkaluar, ose mashtruar  Shërbimin Informativ Kombëtar, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme.

Në rastin konkret të 3 këto institucione janë mashtruar dhe janë nxjerrë jashtë loje duke organizuar nën hundën e tyre një trafik ilegal.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular