E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PS-së Arta Dade foli për ardhjen në pushtet të Ramës me Erion Veliajn dhe lëvizjen Mjaft që zëvendësoi të “vjetrit” në PS.
Arta Dade: Më lejoni tu them që nga një miku i Ramës, mbasi krijoi këtë grupimin e Mjaftit me vajza të reja, që tashme janë në krye të punëve të pushtetit. Dikush i tha se ti do të bëhesh kryeministër, pro nuk mund të bëhesh me këto çupëlina, duhet të marrësh PS-në.
Ai ishte kaq largpamës, sa më vonë krijuan G99 dhe ajo kontrollohej nga Rama. G99 në të gjitha sfidat nuk ka marrë as 0.1%. dhe më vonë u transplantuan të gjithë nën ombrellën e Rilindjes në PS.
Duhej bërë vendi për këta dhe u larguan të gjithë ata që do t’i quaja si miqtë e mia, të cilat së bashku i dhamë Shqipërisë mjaft gjëra pozitive.