Një banesë disakatëshe mori flakë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Këto pamje tregojnë momentet kur flakët përpijnë çatinë e banesës.
Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz. Mësohet se godina shërbente si kopsht privat.
Ndërkohë në vendngjarje janë mbledhur banorë dhe kureshtarë, ndërsa zjarrfikësja po punon për fikjen e flakëve.