Dita e enjte do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, thotë se vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.
Era jugore do të sjelli dhe rritje të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.
Më konkretisht në:
vendet malore 9°C deri 26°C
vendet e ulëta 12°C deri 30°C
vendet bregdetare 15°C deri 29°C