avën e kaluar, njësia e 352-të e operacioneve speciale të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ka kryer misione stërvitore të rëndësishme në qiej mbi aleaten e NATO-s, Shqipërinë.
Lajmin e bën të ditur Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Foto e Ditës | Javën e kaluar, njësia e 352-të e operacioneve speciale të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ka kryer misione stërvitore të rëndësishme në qiej mbi aleaten e NATO-s, Shqipërinë. Forcat ushtarake të NATO-s stërviten krah për krah me aleatët për të perfeksionuar ndërveprueshmërinë dhe për të mbetur gjithnjë të gatshëm për të parandaluar dhe mbrojtur. #NeJemiNATO”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.