Një i ri me makinë ka përplasur një kalimtare në rrugën “5 Maji” në Tiranë, pranë tregut tek Medreseja.
E lënduara është afro 34 vjeçe me iniciale RDH. Ajo është dërguar në spitalin e Traumës me urgjencë.
Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin është një 24-vjeçar me iniciale R.Ç. dhe është shoqëruar nga Policia.