Sapo ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me aletatët e opozitës së bashkuar.
Takimi që ka nisur rreth orës 16:00, është zhvilluar në selinë e PD dhe në qendër të diskutimeve ka qenë Reforma Zgjedhore.
Në këtë takim kanë marrë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkërendimi I punës për përmbylljen e reformës zgjedhore.
Mbrëmjen e djeshme Basha, tha se ka mbetur edhe një çështje për tu diskutuar, lidhur mbi reformën e cila është pranë një dakordësie.