Zbardhet e plotë dosja hetimore e operacionit ku u vunë në pranga 2 pronarë hotelesh dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion.
Prova të pakundërshtueshme për hetimin kanë qenë bisedat që vajzat kanë pasur me klientët, kur bien dakord për pazarin. Telefonatat dhe mesazhet janë zbardhur të plota në dosjen e Prokurorisë së Kavajës, ku vajzat komunikojnë me klientë të ndryshëm, me të cilët bien dakord për paratë që duhej të paguanin për një orë apo për një natë. Gjithashtu, edhe për vendin se ku do të qëndronin.
Në dinamikë të hetimeve, nëpërmjet raporteve të vëzhgimit, janë evidentuar lëvizjet e të dyshuarave, takimet me klientë, si dhe lëvizjet e tyre, hyrje-dalje nga hotelet ku ushtronin prostitucion. Referuar përgjimeve telefonike, por edhe raporteve të vëzhgimit, rezulton se veprimtarinë e ushtrimit të prostitucionit, të dyshuarat e sipërpërmendura e ushtronin pikërisht në hotel “Alesio”, me pronar Fatmir Hoxhën dhe hotel “Pishat”, me pronar Bujar Gjuzin. Të dyja këto hotele ndodhen pranë kryqëzimit të Rrogozhinës, ku të dyshuarat dilnin në anë të rrugës dhe nëpërmjet gjesteve dhe telefonatave krijonin kontakt, duke i orientuar klientët të shkonin te këto dy hotele.
Gjatë operacionit të koduar “Zhuri”, ku u vunë në pranga dy pronarë hotelesh dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion, e ka pësuar edhe një klient. Një burrë është kapur teksa ishte duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt parave me një nga vajzat në një dhomë të hotelit.
Policia tha dje se u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit Bujar Gjuzi, duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Qazime R.”. Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi 370 mijë lekë të rinj, të përfituara nga shfrytëzimi i prostitucionit. Më poshtë disa nga përgjimet e zbardhura, që ndodhen në dosjen e Prokurorisë.
BISEDAT E PERGJUARA
Nga transkriptimi i bisedave telefonike të shtetases Vojsava M., rezulton: Më datë 26.12.2019 ka një komunikim me një numër xxx733, ku i drejtohet duke i thënë se:
“Thuaji Anxhelës të bëhet gati dhe të marrë rroba me vete për t’u ndërruar se po vjen Kadrija”.
Më pas është një komunikim me numrin xxx785, të cilat pyesin njëra-tjetrën nëse i kanë marrë lekët dhe e konfirmojnë një fakt të tillë.
Më datë 30.12.2019 ka një komunikim me numrin xxx968 më përdorim nga Qazime R., ku kjo e fundit i drejtohet duke i dhënë një numër telefoni dhe se kërkonte shpërblim për këtë gjë.
Më datë 03.01.2020 ka një komunikim me numrin e telefonit xxx084, ku Vojsava M., i drejtohet duke i thënë: “Po pres një makinë për të ikur”. Të njëjtat komunikime vazhdojnë dhe me datë 10.01.2020, 12.01.2020 dhe 14.01.2020.
Ka komunikime me numrin e telefonit xxx667 dhe xxx529, të cilët tregojnë se ndodhen në qytetin e Kavajës dhe po bëheshin gati për të lëvizur me makinë.
Nga transkripti i bisedave telefonike të shtetases Çeleste Z., me një vajzë me emrin Klea, rezulton se më datë 25.12.2019 ka një komunikim me numrin e telefonit xxx996, ku ky i fundit i thotë që ishte personi që ishin takuar në Rrogozhinë dy muaj më parë dhe më pas i dërgon një sms ku i kërkon të qëndrojnë ndonjë natë bashkë duke e pyetur dhe: “Sa pare e ke natën?”
Më datë 25.12.2019, me numrin e telefonit xxx709, ku ky i fundit i kërkon llogari se përse e mbylli telefonin dhe Çeleste Z. i përgjigjet: “Më erdhi një klient”.
Më pas, ajo i kërkon personit tjetër që të rrinin një natë bashkë, duke i përcaktuar si vend hotelin “P…”, te rruga e Çermës. Ai interesohet për çmimin duke e pyetur: “Sa lekë do për gjithë natën?” I njëjti sms përsëritet dhe më pas.
Më datë 25.12.2019 ka një komunikim me numrin xxx000. Ata bisedojnë për një takim në qytetin e Durrësit dhe në fund të bisedës ajo i drejtohet me fjalët: “Do të haj fare”.
Më pas Çelestja e pyet për moshën e tij dhe i thotë se ajo do ta bënte rrugën me një shoqe të saj. Ka një komunikim më datë 25.12.2019, ora 13:11 me numrin xxx996. Ky i fundit i dërgon sms me tekst:
“Jam ai djali që u takuam në Rrogozhinë, s’man mend? Të thash do ikshim një natë bashkë dhe the kur të vish di një hotel në Lushnje. Erdha tani, kur do më takosh, nesër?” Më pas: “Apo më vonë? Sa pare e ke natën? Sa do të rrimë në hotel, gjithë natën?”.
Ka një komunikim më datë 26.12.2019, ora 09:09, me numrin e telefonit xxx539. Ky i fundit i dërgon sms me tekst: “Po shumë e bukur je”. Ka një komunikim me numrin e telefonit xxx709.
Personi me këtë numër telefoni pyet se sa lekë donte që të rrinin gjithë natën. Ajo i përgjigjet për 50 dhe hotelin do ta paguante ai. Ata lënë takim për një natë më pas.
Më datë 28.12.2019 ka një komunikim me numrin xxx725, që identifikohet si “Bujari”, i kërkon që të shkojë tek ai dhe ajo e konfirmon. Pas disa minutash, ata komunikojnë ku Bujari i thotë të futej brenda se kishte dy këtu dhe po e prisnin atë.
Ka një komunikim me datë 29.12.2019, ora 21:17, me numrin e telefonit xxx996. Ky i fundit i dërgon sms me tekst: “Pse s’fol, ç’ke? Ku të gjej nesër të pa…? Dhe më pas një sms tjetër: “Ose nëm numrin e ndonjë shoqes tënde”.
Ka një komunikim më datë 30.12.2019, ora 15:15, me numrin xxx996. Ky i fundit i thotë se përse nuk ia hapte telefonin dhe se ishte ai çuni që e kishte pa… radhën e parë, para dy javëve. I kishte marrë numrin e telefonit të “Bishti i Zhurit”. Ai i kërkon takim për nesër.
Ka një komunikim më datë 30.12.2019, ora 16:22 me numrin xxx 996. Ky i fundit i çon sms me tekst: “Moj, hap celin. Ku të gjej? Du të pa…”.
Ka një komunikim më datë 02.01.2020, ora 10:00. Personi me numër xxx037 i dërgon sms me tekst: “Jam ai djali që u takum në Rrogozhinë, hëngrëm pilaf bashkë”. Ndërsa në orën 12:20, personi me numër xxx306, që i thotë se është turku “Mehmeti”, i kërkon ta takojë. Lënë takim të nesërmen në Fier.
Më datë 03.01.2020, në orën 10:41, numri xxx037 i dërgon sms: Ku je sot të takohemi?” Dhe më pas sms: “50 bëjnë punë? Kthe përgjigje, do vish?”. Më pas, në orën 17:15, komunikon me numrin xxx727 që i prezanton një djalë në telefon, i cili i thotë se do t’ia bënte 5 herë po kërkonte 50 euro, në të kundërt do i jepte 500 euro asaj. Ranë dakord që ta provonin të nesërmen.
Më datë 04.01.2020, ora 15:57, personi me numër xxx684 e pyet se ku ishte dhe i thotë se po shkonte ta merrte. Ajo e pyet se sa do t’i jepte dhe bien dakord për 50. Më datë 05.01.2020, ora 11:45, numri xxx131 i thotë se ishte me banakierin dhe donin ta pyesnin: “Sa shkon për një natë?” dhe “Sa shkon për një treshe?”.
Më datë 13.01.2020, ora 09:09, personi me numër xxx045, i prezantohet si personi që kanë shkuar nja tri herë bashkë dhe kur ajo e pyet se ku, ai i përgjigjet: “Aty te veni në Rrogozhinë”. Më pas, ajo konfirmon çmimin për një orë “30”.
Nga raporti i shërbimit, datë 10.01.2020, konstatohet se rreth orës 12:00, në vendin ku qëndrojnë këto shtetase, afrohet një motor me targë AT 973 me dy shtetas, të cilët bisedojnë me shtetasen Çeleste Z. Më pas, këta shtetas afrohen me motor te hotel “Alesio” dhe futen në ambientet e brendshme të hotelit.
Më pas shkon aty shtetasja Çeleste Z., e cila futet në hotel. Pas disa minutash dalin nga hoteli. Nga transkripti i bisedave telefonike të shtetases Qazime R., nëpërmjet numrit xxx868, rezulton:
Më datë 25.12.2019, ora 13:44, bisedon me numrin xxx245 dhe ajo e pyet se ku ishte. Përgjigjja është: “Ja këtej vërdallë. 2 veta kam kapur nga 20, 40 deri tani”. Më pas Qazimja i thotë se: “Gjeta një unë po… pakompletuar…”
Më pas, në orën 14:46, i njëjti numër pasi e përshëndet, Qazimja i thotë: “Jam këtu tani, po ku të vij? Ku janë këto 4 xhamitë?”. Më pas, personi tjetër i thotë që të rrinte dhe një çik andej sa të nisej ajo: “Të vete edhe një herë unë se mos kap ndonjë se kam edhe një kulluf…”.
Në orën 15:23 ka një tjetër komunikim mes tyre ku i thotë: “Ik se unë do pres të bëhem. Do ta bëj dhe një si gjallë, vdekur”. Më datë 04.01.2020, ora 14:20, Qazimja komunikon me numrin xxx888 dhe i thotë të afrohet. Ai e konfirmon. Më pas ajo i thotë se kishte dhe një shoqe tjetër.
Pas rreth 15 minutash, ata bisedojnë përsëri ku personi i paidentifikuar i drejtohet me fjalët: “Po shoqja sa lekë do?”. Ajo i përgjigjet: “50”. Ndërsa kur ai e pyet për të se sa donte, ajo i përgjigjet: “Unë të thashë 30”. Dhe bien dakord. (Ngjarjet zhvillohen në plazh, Durrës).
Më datë datë 06.01.2020, ora 13:17, Qazimes i dërgon një sms numri xxx117: “I dash nime, më ke hyr në zemrën time. Të dua”.
Më pas: “Më shkruaj një mesazh të bukur”. Personi tjetër i përgjigjet: “Edhe mua më pëlqen si ta duash ti dhe më shkruaj si e do”.
Më datë 07.01.2020, ora 13:32, Qazimja i dërgon sms numrit xxx117: “Më vjen mirë të jem një natë me ty, të bëjmë një çik dashuri. Unë të falja zemrën, ti të më falësh dashuri”.
Më datë 08.01.2020, ora 14:43, personi me numër xxx628 komunikon me të dhe ndër të tjera i thotë: “Shyqyr që iku ajo prapë. Rri unë deri vonë se mos kap ndonjë”. Më pas ajo tregon se një e kishte kapur me 25, po ishalla kap edhe dy të tjerë. Më datë 10.01.2020, ora 13:17, komunikon me të njëjtin numër dhe i thotë: “S’ka lëvizje fare. Edhe të tjerat po rrinë. Dy jemi ne”.
Më datë 12.01.2020, ora 09:34, Qazimja i dërgon sms numrin xxx117: “Do ta ha syrin”. Më pas të njëjtin numër, i dërgon sërish sms më datë 14.01.2020: “Zemër, o shpirt, o të hëngsha zemrën…”.
Më datë 18.01.2020, ora 16:38, Qazimja komunikon me numrin xxx245 dhe i thotë: “Shyqyr që kapa një me 20 tani. Gjithë ditën drangull. Ishalla kap edhe ndonjë dhe do vij”. Ka një komunikim më datë 01.01.2020 në orën 19:44 me numrin e telefonit xxxxxx8316 (i paidentifikuar). I çon një sms: Ç’kemi!
Më datë 02.01.2020, ora 12:04, ka një komunikim me numrin xxxxx8788 (i paidentifikuar) ku diskuton se po ikën te lokali i Edit në Bago për darkë, do vij dhe ai çuni i vogël, ku Greta i thotë që ajo të mos vijë dhe shprehet: O Edo, ti je kurvar i madh, dhe ai i përgjigjet, “Kam qen dikur, tani e kam lënë, u plaka. Greta i thotë më pas që ato buzët atë natë i kishe gjithë fisëm.
Më datë 03.01.2020, ora 20:48, ka një komunikim me numrin xxx085, ku Greta i thotë se “do më marrësh më vonë se po flas me këtë për lekët, po flas për rrogën me kapon, pronarin të më japin lekët”.
Ka një komunikim më datë 08.01.2020, me numrin xxx290. I dërgon sms: “O zemre, ç’kemi, ai djali nga Fieri jam. E pimë dot ndonjë kafe tani me lali?”. Më datë 09.01.2020, ka një komunikim dhe numri xxx992, thotë se “jam Bledi nga Tirana që kanë fol para disa kohësh dhe se do të takoheshin” dhe Greta i thotë “po deshe hajde te Bishti i Zhurit”.
Nga ky numër ka dhe një sms me tekst “o pjeshkë, hape telefonin, pse bone bllok apo kujtove se jam v…. k….”. Nga ky numër ka edhe një sms tjetër “kur të vij unë për Fier, do të takoj te Bishti i Zhurit. Të futsha ll….”.
Ka një komunikim më datë 09.01.2020, me numrin xxx077. Ky i fundit prezantohet me emrin Visi dhe i thotë se kishte 40 euro. Greta i thotë që ta bënin në makinë. Personi tjetër e pyet për kohën, sa do të qëndronin dhe Greta përgjigjet: “Gjysmë ore, dy herë”. Më pas bien dakord për 40 euro për të shkuar në hotel.
Ka një komunikim më datë 10.01.2020, me numrin xxx 616, ku i kërkon Gretës që të shkojë poshtë urës me 20 mijë lekë dhe më pas diskutojnë ku Greta i thotë “më mirë në hotel”, ku 10 mijë lekë bënte hoteli dhe 20 mijë lekë donte ajo. Po me këtë person diskutojnë sërish për pazarin se sa kushtonte një orë dhe Greta i thotë “po deshe 100 mijë lekë”.
PANORAMA