Është shembur me shpërthim të kontrolluar sot në Durrës pallati 6 katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar.
Në të kanë pasur apartamentet e banimit ish drejtues të institucioneve kryesore në Durres para viteve 1990, ndër të tjerë edhe këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku.
Pallati pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u shpall i pabanueshëm.
Në një moment, një nga tregtarët që ka dyqanin afër pallatit të shembur tashmë, ka nxituar të afrohet pas shpërthimit për të parë nëse ka pësuar dëme ambienti i tij i tregtimit. Por polici e ka ndaluar për të mos rrezikuar jetën.