BallinaKryesoreDOKUMENTI me 12 pika i firmosur i marrëveshjes për reformën zgjedhore

DOKUMENTI me 12 pika i firmosur i marrëveshjes për reformën zgjedhore

spot_img
spot_img

Dokumenti perben 12 pikat për të cilat është rënë dakord dhe mban firmat e anëtarëve të këshillit politik. Në fund shënohet se përjashtohet formimi i qeverisë tranzitore.

1- Identifikimi elektronik  ODIHR sugjeron nisjen me një projekt pilot në jo më shumë se 20% të votuesve.  Megjithatë partitë u shprehën të vendosura të mbështesin identifikimin elektronik 100% në zgjedhjet e ardhshme. Zbatueshmëria do të vendoset nga KQZ me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria garanton fondet për implementimin.

2 – KQZ  KQZ do të ketë nënkomisioner që do të merret me procesin e identifikimit elektronik dhe do të ndihmohet nga ekspertët ndërkombëtarë.

3  KQZ Struktura e KQZ do të përbëhet nga 5 anëtarë.

4 – Komisionet e Numërimit- Dy zyrtarë jo politikë. 2 do të jenë të maxhorancës e dy të opozitës, ose një monitories për secilën nga 4 partitë parlamentare fituese në zgjedhjet e 2017.

5- Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit janë të zgjedhur nga maxhoranca dhe minoranca ndërsa 3 përzgjidhen me lotari nga KQZ. Vetëm njëri prej tyre do të ketë rolin e vendimarrësit.

6- ZEZ do të jetë  e njëjta strukturë si ajo e qendrave të votimit

 7- Kolegji Zgjedhor duhet të përbëhet nga gjyqtarë që më përpara kanë kaluar vetingun

8 – Procesi i apelimit – Kolegji Zgjedhor mbetet i pandryshuar. Nuk do të jetë Gjykata Kushtetuese.

9 -Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme. Punonjës të sektorit publik do të kenë mundësi të jenë pjesë e administratës zgjedhore

10  Adoptimi – të gjitha propozimet e dakordësuara do të draftohen në një amendament ligjor  që do të rishikohet nga Këshilli Politik. Cdo korrigjim nëse do të propozohet duhet të kalojë më parë në këshillin politik.

11- Këshilli Politik do të vjijojë diskutimet për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR sa i takon blerjes së votave.

12- Kur do të hyjnë në fuqi – Pikat 1,2 , 3, 7, 8, 9, 10 dhe 11 dhe dy shënimet më poshtë do të hyjnë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme. Pikat 4, 5, 6 do të hyjnë në fuqi zgjedhjet e tjera

SHENIM: Formimi i qeverisë tranzitore dhe zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të policisë nuk do të kushtëtohen për zbatimin e pikave të mësipërme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular