Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot në orën 18:00 një ditë pas dakordësimit për një draft konsensual të Kodit të Ri Zgjedhor.
Marrëveshja u arrit pas një jave negociatash intensive dhe me ndërhyrjen e ambasadorëve.
Në Pallatin e Kongreseve do të diskutohen me ekspertët të gjitha pikat për të cilat është rënë dakord mbrëmjen e djeshme: Identifikimi elektronik, administrata zgjedhore dhe përbërja e KQZ.