Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të prindërve të tij dhe vëllait.
Basha shkruan se kjo është një ditë e rëndësishme për familjen, pasi e ëma ka datëlindjen.
“Një e diel e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!”, shkruan Basha.