Ish-kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Sefer Sefa, sëbashku me katër mjekë janë kallëzuar penalisht në Gjykatën e Tiranës me akuzën e falsifikimit të dokumentave shëndetësore.
Bashkë me Sefën janë kallëzuar dhe Artur Shehu me detyrë mjek familje, Adbyl Myzyri me detyrë kirurg, Jorlen lulo me detyrë kirurg dhe Dalip Cela me detyrë kirurg i përgjithshëm.
Në kallëzimin penal, këta zyrtarë akuzohen për “Falsifikim dokumentesh shëndetësore të kryer në bashkëpunim”.