Nga Prof.As Taulanda Jupi
Tё dashur vajza dhe djem maturantë, suksese sot!
U lodhёt por ja dolёt! 🤝🤝U rritёt! Ajo që keni pritur me kohë, të jeni të pavarur … ERDHI⏰
Tani e tutje ju do të nisni udhëtimin tuaj me pёrgjegjёsitё dhe sfidat qё ju do t’i vendosni vetes. 📢Sfida e parë mё e madhe qё ju pret tani ёshtё tё zbuloni se cilët jeni ju.
📢Sfida e dytё , e cila ёshtё mё e madhe se e para, ёshtё tё jeni tё lumtur dhe ta pranoni atё qё do tё zbuloni.
👉Si pedagoge, nëse do t’ju jepja njё kёshillё sot ajo do tё ishte : vendosuni nё garё me veten. Secili prej jush ёshtё unik dhe i papёrsёritshёm , ndaj ёndёrroni ёndrrat tuaja dhe punoni fort pёr t’i realizuar ato. Mos shpenzoni vite tё tёra duke garuar me tё tjerёt. Mos pritni tё vijё momenti i duhur, por kapeni momentin dhe me punё e pёrkushtim kthejeni atё nё ҫastin e duhur.
Si nënë do t’ju thosha mos harroni kurrё sido qё tё shkojё, se ne jemi gjithnjё kёtu pёr t’ju ndihmuar kur tё na e kёrkoni dhe pёr t’ju dashur pafundёsisht dhe pa kushte edhe pse nuk na e kёrkoni.
E dimë, ky moment nuk është i lehtë, sepse mbart emocionet dhe frikërat normale që lëkunden mes mes dëshirës dhe mundësive. Këto provime do të jenë edhe pak më të vështira se zakonisht për shkak të rrethanave të distancimit dhe masave mbrojtëse ndaj # COVID -19.
Por ju do t’ja dilni! 💪💪💪
Shiheni veten tuaj me sytё tanё dhe do tё kuptoni pse ne besojmё kaq shumё tek ju!
Suksese tё gjithёve nё provime !