BallinaOP EDPërmbytja nga Skavica, shpërthen Shemsi Prençi: "Rrebelohu" DIBER në shekullin e Ri.!

Përmbytja nga Skavica, shpërthen Shemsi Prençi: “Rrebelohu” DIBER në shekullin e Ri.!

spot_img
spot_img

Nga Shemsi Prençi

Prej 35 vitesh, Dibra dhe Dibranët, vazhdojnë të kërcënohen prej qeverive, se: tokat e gjyshërve dhe baballarëve, do të mbulohen me ujin e Drinit të Zi dhe gjithë lumenjve të tjerë, që zbresin për gjatë maleve që lartësohen në lindje dhe në perendim të luginës së Drinit..!
Kërcënimet e qeverive Shqiptare, ngjasojnë tamam si kërcënimet e Sulltanëve të Turqisë të cilët vërshonin drejtë Dibres, për ta nënshtruar, por me një ndryshim se: “Ramsat” e qeverive Shqiptare e kërcënojnë Dibren dhe Dibranët për ti pushtuar me ujë dhe jo me Hajredin Pashen e me ushtarë të armatosur..!

Ditët e fundit kryeministri Ramsi, ka prezantuar projektin, për ta përmbytur Dibren në dy variante, pjesërisht dhe tërsisht, por në çdo rast me një strategji për ta shuajtur Dibren dhe historinë e Torviollit të Kastriotëve dhe gjithë Dibres….!
Po a kanë vdekur vërtet Dibranët.?!
Këtë do e vërtetoje koha, ashtu si e ka vërtetuar ndër shekuj, reagimin e Dibres dhe Dibranëve për liri, pavarsi e dinjitet në Diber dhe në mbarë trojet Shqiptare.

Gjithsesi siq duket dy Dibrat, të cilat janë kërthisa e Shqipërisë etnike, po paguajnë haraç..!
Kështu u veprua në vitet 1960 me Dibren e Madhe në ish Jugosllavinë, duke ndërtuar hidrocentralin “Spile”, liqeni i të cilit përmbyti zonën e Udoves “Myzeqenë e Dibres Madhe”.
Kjo situat e rëndë shkaktoj migrimin dhe emigrimin masiv të Dibranëve drejt Turqisë dhe vendeve të Evropes.

Me gjithë kundërshtimet e popullatës sistemi monist i ish Jugosllavisë ja bëri me qëllime të caktuara Dibres, duke e gjunjëzuar me dhunë e duke futur nën ujë pjesen më të mirë të zones dhe konkretisht Udoven që nuk e kishin nënshtruar Turqit.
Po kështu, tani në “demokraci” filluan manovrat e qeverisë Maqedonase për të rrëmbyer lumin Radika në burim, për të furnizuar liqenin e Mavroves e që prej andej edhe fuqizimin e prodhimit të hidrocentralit Vrutok në zonën e Gostivarit.

Dibranët dhe mbarë Shqiptarët kundershtuan me protesta të forta në Diber të Madhe, Shkup e Tiranë dhe zbrapsen qëllimin ogurzi të ëndrrave Sllavo- Maqedonase për devijimin e ujrave të lumit Radika, ashtu si donin të bënin në vitet 1960-1970 me ujrat e Drinit të Zi, për ti devijuar drejt teritorit Maqedonisë dhe për të mos u shfytëzuar nga Shqiperia dhe për të shkaktuar një katastrof flores dhe faunes në luginën e Drinit të Zi…!
Ndaj sot më shumë se kurrë Dibranët e dy Dibrave kudo që ndodhen, duhet më shumë se kurrë, të aktivizohen në protesta të fuqishme, kunder Ramsave dhe qeverive të Ramsave, për ti thënë, JO Skavices dhe planit ogurzi, të Sllavo-Maqedonasve dhe Ramsave Shqiptarë , të dashuruar me Sllavët ndër shekuj..!

Vetëm protestat masive popullore, do të shmangin përmbytjen e të gjitha fshatrave të Dibres së poshtme, përfshi dhe Fushen e Torviollit, pjesë e historisë së Skenderbeut, Dibres dhe Shqiptarëve që sakrifikuan jeten për trojet Shqiptare.
Të parët tanë jua kanë dalë shumë luftrave dhe kanë fituat, ndërsa ne nënshtrohemi edhe para tekave dhe qëllimeve të qeveritarëve Ramsa , të cilët nuk e duan Dibren, por e duan nën uji, ndërsa vetë bëhen aksioner në veprat fitimprurse edhe kur ata
ndërtohen në tokat e gjyshërve tanë.!

Kështu veproi edhe Enveri me tokat e Kuksit dhe qytetin e Kuksit të Vjetër, në vitet 1970-1980, kur ndërtohej Hidrocentrali i Fierzes dhe që prej asaj kohe Kuksianë për plotë 40-45 vjet, trokasin dyerve të institucioneve shtetërore për kompesimin e pasurive dhe kurrë nuk i kanë marrë e kurrë nuk do dëmshperblehen..!
Kështu do veprohet dhe me Dibren, por vetem duan të na mbushin mendjen dhe pasi të na pushtojnë me ujë, do bëjnë si të duan me pronat tona..!

Dibra e Madhe dikur vërtet ishte e Madhe, kurse pas përmbytjes së vitit 1960 , e kemi thirrur “Dibra e Madhe” për traditë, ndërsa në fakt kish mbetur si teritor dhe popullsi disa herë më e vogël se Dibra e mbetur në shtetin Shqiptar, pas procesit të delimitacionit dhe demarkacionit (ndarjes dhe caktimit kufijve) në vitin 1913..!
E pra kjo tkurrje i ndodhi që kur u përmbyt Udova dhe mori jetë hidrocentrali “Spile”, ndërsa neser po u ndertua Skavica, Dibra e Vogël, do të quhet Dibra e Vockël sepse pronarët Ramsa të qeverive do e kenë të veten Dibren nën uji dhe Hidrocentralin Skavica..!
Nëse Dibra dhe Dibranët kanë vdekur, le të bëjnë si të duan Ramsat e qeverive sot e neser, por nëse janë gjallë dhe në trupin e tyre qarkullon gjaku i të parëve , tamam gjak Dibrani, e ndoshta dhe ndonjë pik nga gjaku i Kastriotëve, le të rrebelohen një herë në shekullin e parë të mijëvjeçarit Ri e ta marrin vesh Ramsat e qeveritë e tyre, se me Dibren e Dibranët, nuk bëhet shaka e plane për ta pushtuar ose përmbytur…..!
Unë nuk kam vdekur, po Ju…?!
Bashkohuni në kauzën tonë për ta mbrojtur Dibren, pasi së shpejti do nisin takimet dhe protestat e mbarë Dibranëve.
Zoti e ruajt Dibren dhe Dibranët kudo që jetojnë e punojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular