BallinaAktualitet"Ujqër të mëdhenj në lojë, po përgatitet para e paparë", Arjan Çani:...

“Ujqër të mëdhenj në lojë, po përgatitet para e paparë”, Arjan Çani: Me zgjedhje të ndershme fiton PD-LSI

spot_img
spot_img

Me kodin e ri zgjedhor që pritet të miratohet në Kuvend, palët politike pretendojnë të përmirësojnë standardet zgjedhore duke minimizuar në maksimum manipulimin zgjedhor.

Gazetari, Arjan Çani, është spektik në këtë drejtim, pasi nuk sheh arsye që partitë politike të kenë qasje të ndryshme nga zjedhjet e kaluara sakohë nuk ka asnjë presion popullor.

I ftuar në Ora News, ai parashikon episode të ngashme me ato që kemi parë vitet e shkuara, duke deklaruar madje se para e madhe po përgatitet të hidhet për vitin elektoral.

Arjan Çani: Nuk e di pse duhet që kësaj radhe palët të jenë të ndershme dhe të bëjnë zgjedhje të lira. Këtu njerëzit janë dakort me këto zgjedhje. Ku ka zona të pasigurta do të blihen, para e paparë e madhe po përgatitet. E di, do ta shikoni vetë. Nuk ta them dot burimin, janë futur ujqër të mëdhenj në lojë. Ujqër lokalë dhe të huaj që vinë në momentin që afrojnë zgjedhjet.

Ai nuk nguron të bëjë edhe një parashikim për fituesin e zgjedhjeve të përgjitshme parlamentare të 2021.

Arjan Çani: Nëqoftëse do të kishim zgjedhje të ardhshme të ndershme, nuk do të blihen vota, nuk do të manipulohen, PD-LSI nëse hyjnë bashkë e mundin Ramën, ka shumë gjasa ta mundin. Duke qenë se unë nuk besoj se do të bëhen zgjedhje të lira, Ramsi është i fituar.

Çani nuk hezitoi të rrëfejë edhe ndjesitë e tij për karantinën.

Arjan Çani: Shumë mirë, më vjen keq që u liruan masat prapë dhe njerëzit filluan të dalin. Ndjehesha shumë mirë sepse isha vetëm unë dhe pak të tjerë në rrugë. Ishte kënaqësi e paparë, më erdhi shumë inat që u mbyll kaq shpejt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular