Me largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë merr fund edhe detyra e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se zyrtarisht kryesimin e KED e merr anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Por kjo detyrë do të jetë provizore deri në hedhjen e shortit që do të përcaktojë anëtarin e KED.
KLGJ vendosi sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër. Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.