Rokadë në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kreu i Policisë Ardi Veliu ka firmosur lëvizjen e disa drejtorëve qarku dhe të kufirit.
Panorama raporton se është shkarkuar drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika, i cili zëvendësohet nga Ferdinand Mara.
Në Fier emërohet Drejtor Qarku Bledar Çeliku, ndërsa në Berat Neritan Nallbati.
Po ashtu, drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.
Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër.
Hiqet nga detyra edhe drejtori i Kufirit në Vlorë, Luan Hysenaj. Ndërsa në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë emërohet Arben Ibro.