Qeveria shqiptare ka marrë një vendim të ri në lidhje me të gjithë kartat e identitetit që mund të skadojnë në fund të vitit.
Me kërkesë të ministrit të Brendshëm, kabineti në mbledhjen e fundit ka vendosur zgjatjen e e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë.
“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”- thuhet ne vendim.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Pas nenit 9/1, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 9/2
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
… [Trackback]
[…] Here you can find 78889 additional Information on that Topic: startnews.news/2020/06/11/u-skadon-karta-id-ne-2020-merret-vendimi-i-rendesishem-per-te-gjithe-ata-qe/ […]
Comments are closed.