BallinaAktualitetDhuna e policisë në Velipojë/Ervin Salianji: Rama kërcënon shqiptarët edhe në kohë...

Dhuna e policisë në Velipojë/Ervin Salianji: Rama kërcënon shqiptarët edhe në kohë karantine

spot_img
spot_img

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka dënuar dhunën e policisë sot ndaj pronarëve të bizneseve në Velipojë.

‘Edi Rama dhunon dhe kërcënon shqiptarët çdo ditë. Në kohën që i paralajmëronte për një karantinë të re, policia dhunonte në mënyrë makabre qytetarët që mbronin ndertesat e tyre në Velipojë. Në kundërshtim të plotë me ligjin, Edi Rama ua rrëmbeu sot token në Velipojë për t’ia dhënë oligarkëve dhe bandës kriminale që e mban atë në pushtet.

Pasi i mbylli në karantinë dhe i la pa ndihmë, pasi i varfëroi dhe rriti papunësinë, sot Ramavirusi nuk kurseu as dhunën dhe gazin lotsjelles për qytetarët që mbronin pronën e tyre. Kur i duhet të grabisë tokat në bregdet dhe të rraheë qytetarët, rregullat anticovid nuk kanë rëndësi!

I veshur me pushtetin e krimit dhe të oligarkëve, Edi Rama është shndërruar në figurën më të urryer për shqiptarët.

Largimi i tij një orë e më parë eshte zgjidhja e vetme per interesin e cdo qytetari!’

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular