Kati i gjashtë i një banese në Astir, Tiranë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.
Referuar informacionit paraprak të policisë mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht pa persona të lënduar pasi prej kohësh në shtëpi nuk banonte asnjë njeri,
Informacion paraprak
Më datë 13.06.2020, rreth orës 19:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.