Një 20-vjeçar rumun është dënuar me 30 muaj burgim për shkak se u shpall fajtor për trafikimin e dy shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. “Daily Mail” shkruan se i kishte fshehur ata nën dyshemenë e kamionit.
Rumuni u ndalua nga oficerët e forcave kufitare në hyrje të Dover rreth orës 9:15 pasdite më 7 shkurt. Zv.drejtori i Forcave Kufitare, Martin Coates tha se emigrantët ishin mbërthyer në zgavër të ngjashme me një arkivol.
“U desh oficerëve më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat dhe për të hapur kapakët. Për fat të mirë njerëzit ishin në gjendje të mirë shëndetësore” – tha ai.