Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak pas mesnate në një kompleks pranë Yrshekut, zonë në periferi të Tiranës.
Burime zyrtare nga policia thanë se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejtim të kompleksit në pronësi të shtetasit me inicialet E.Ç, ku janë shënuar vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.