Nga Kreshnik Collaku
Mbi 100 shqiptare te bllokuar ne aeroportin e Zyrihut.
Shqiptaret e bllokuar sipas deshmive deklarojne se po perpiqen te kontaktojne me numrat e ambasades tone,por asnje numer nuk pergjigjet.
Situate e turpshme,degraduese dhe diskriminuese per qytetaret shqiptare.
Ministria Jashtme dhe perfaqesite tona diplomatike e konsullore kane detyre e detyrim ligjor e kushtetues te mbrojne e kujdeset per jeten,interesin dhe dinjitetin e cdo shtetasi shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise.
Papergjegjshmeria e drejtuesve te Ministrise se Jashtme eshte flagrante dhe nje rast i perseritur.
Indiferenca e drejtuesve te perfaqesive tona diplomatike eshte nje shkelje flagrante e ligjit te sherbimit te jashtem dhe detyrave themelore qe keta drejtues kane.
Mjerisht,ambasadat e konsullatat tona sidomos ne vendet perendimore jane kthyer ne resorte turistike per familjare,miq e kliente te ministrave dhe oligarkeve.
Shteti paguan konvaleshencat disa vjecare te kusherinjve te ministrave veshur me gezof diplomatik,nderda qytetaret shqiptare poshterohen neper kufijte dhe aeroportet e botes.