Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24, me autore Evis Ahmetin teksa po trajtohej historia e një 23-vjeçareje nga Durrësi, që tregoi kalvarin e vuajtjeve dhe dhunës së ish-bashkëshortit u zbuluan edhe detaje të reja.
Pasi u njoh me historinë e vrasjes së vjehrrës nga vjehrri, kur ishte 15-vjeç dhe shkoi të jetonte në familjen e ish-burrit, Klejla thotë se u përball edhe me ngacmimet seksuale të kunatit të saj. Ajo po ashtu tha se ish-burri e ligjëronte një gjë të tillë. Madje thotë se në momentin që i tregoi është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshorti.
“Kur burri ikte në punë, unë ndodhesha në shtëpi, aty ishte edhe kunati i cili më ngacmonte seksualisht duke bërë veprim të pahijshme dhe të turpshme. Ai dilte nga tualeti me mbathje dhe shpesh herë edhe pa ato. Bënte xheste që më provokonin dhe më bënin të ndihesha keq. Arriti deri sa hyri në dhomën time dhe bënte sikur hapte dritaren, ndërkohë që unë flija gjumë me rroba gjumi. Nuk durova dhe ja thashë tim shoqi.
Ai veçse më dha një dru të mirë dhe më pohoi se ai i bënë ato veprime për të më provokuar mua, për të zbuluar se ç’femër jam. Nuk munda të duroja, ndihesha në siklet, mbyllesha në dhomë me çelës deri sa ikte kunati në punë. Ata ishin njerëz të dhunshëm, ata të dy e rrihnin dhe kunatën, motrën e tyre deri sa arrinin ta fusnin në ujë të nxehtë dhe unë jua kisha hequr nga duart disa herë. Nuk munda dhe i kërkova të largoheshim në shtëpi me qira”,- thotë ajo.
Rrëfimi i 23-vjeçares do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në emisionin “Me Zemër të Hapur në News 24.