BallinaKronikeArrestohet vajza britanike, qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy të...

Arrestohet vajza britanike, qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve shqiptarë

spot_img

Një grua e re është arrestuar nga policia britanike pas një plagosje të dyfishtë me armë zjarri në Barking, në lindje të Londrës. Shërbimet e Urgjencës u thirrën në Wilmington më 4 qershor pas raportimeve për të shtëna me armë në zonë.

Menjëherë pas marrjes së telefonatës rreth orës 02:15, policia dhe urgjenca mjekësore mbërritën në vendin e ngjarjes, ku gjetën dy meshkuj të plagosur.

Njëri prej tyre, një 24 vjeçar, D,Gashi, me origjinë nga Kukësi, i cili  kishte plagë më të rëndë dhe një tjetër ishte plagosur më lehtë.

24-vjeçari, shënjestër e sulmit me armë, mbetet në një gjendje kritike në spital.

Rushelle McLaughlin, 26 vjeç, nga Northolt, Middlesex, u akuzua dje për posedimin e një arme zjarri me qëllim të rrezikimit të jetës.

Ajo është paraburgosur dhe u paraqit sot në Gjykatën e Magjistraturës në Barkingside.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular