Arrestohet një nga të dyshuarit për rrëmbimin e Jan Prengës. Personi i dyshuar është kapur jashtë vendit dhe ka dyshime se i arrestuari është Martin Gentian Bleta, raporton News24.
i arrestuari ka disa identitetie dhe po verifikohet nga Policia. Nderkohe qe Interpoli ka deklaruar se eshte arrestuar Gentian Bleten, i cili perdorte emrin Nik kohet e fundit. Autoritetet shqiptare kane kërkuar ekstradimin e Gentian Bletës nga Polonia.
Jani prenga u mor peng në janar 2020 në zonën e Kamzës. 49-vjeçari është babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij. Gjithashtu mësohet se Prenga jetonte prej vitesh në zonën e Bathores.
Mësohet se vëllai i tij kishte rolin e korrierit në grupin e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg kokainë, prandaj i morën peng të vëllanë në Shqipëri.