BallinaKryesoreMeta i kthen qeverisë ligjin “Për tregjet e kapitalit”: S'mund të jetë...

Meta i kthen qeverisë ligjin “Për tregjet e kapitalit”: S’mund të jetë ligj amnistie. Argumentet e plota

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 62/2020 “Për tregjet e kapitalit”.

Në argumentimin për kthim të ligjit, Kreu i Shtetit, thuhet se problematika kryesore e këtij akti qëndron në faktin se, aktualisht nuk janë përmbushur parakushtet për një zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit.

Teksa ka argumentuar arsyet e kthimit, Kreu i Shtetit thekson se: “duke mbështetur nevojën e transpozimit të direktivave të zbatueshme në këtë fushë, kjo nismë ligjore dhe suksesi i zbatimit të këtij ligji shihet me shqetësim, për arsye që lidhen:

-së pari, me kuadrin rregullator dhe financiar të vendit tonë;

-së dyti, mbi mënyrën se si dispozita të veçanta të këtij ligji trajtojnë licencimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve në këtë fushë.”

Ndër të tjera në argumentimin e presidentit thuhet se:

Nga ana tjetër, disa dispozita të ligjit nr. 62/2020, bien ndesh drejtpërdrejtë me parashikimet e Kodit Penal dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Konkretisht:

  1. Pika 2, e nenit 9, të ligjit, përcakton se: “Ushtrimi i veprimtarive të rregulluara në kundërshtim me pikën 1 të këtij neni konsiderohet vepër në kuptim të nenit 170, shkronja “ç”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.”

Neni 356, parashikon se: “Nuk do të përbëjë vepër  tregtimi bazuar në informacion të privilegjuar kur personi që ka përhapur informacion, që tregton me instrumente financiare ose nxit një person tjetër të tregtojë me instrumente financiare: […]”.

Ndërsa neni 367, parashikon se: “Personi, që ushtron ose pretendon të ushtrojë veprimtari të rregulluara në apo prej territorit të Republikës së Shqipërisë, pa qenë i licencuar, i regjistruar, i njohur apo i përjashtuar, në zbatim të dispozitave të këtij ligji, kryen vepër  sipas nenit 170 shkronja “ç” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe dënohet sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.”

Këto parashikime, përveçse bëjnë një referencë të gabuar në numërtimin e dispozitës së Kodit Penal që synojnë t`i referohen (pasi është neni 170/ç dhe jo “neni 170, shkronja ‘ç’”), bien ndesh me hierarkinë e akteve të sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës.

Përcaktimi i veprave  bëhet vetëm në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Është ky akt ligjor, miratuar me shumicë të cilësuar, që ka përcaktuar se cilat veprime a mosveprime të kryera në cenim të marrëdhënieve të caktuara shoqërore të mbrojtura nga legjislacioni penal, konsiderohen si vepra .

Ndërsa parashikimi i bërë në nenin 9, të ligjit, paragrafi 2, dhe neni 367, që përpiqet t`i klasifikojë veprimet e rregulluara nga ligji si konsumim i veprës  të përcaktuar në nenin 170/ç të Kodit Penal, duke zgjeruar apo ngushtuar kuptimin e zbatimit të tij, cenon hierarkinë e akteve dhe bie ndesh me nenin 116 të Kushtetutës.

Neni 1 i Kodit Penal parashikon se, është ligji penal ai që përcakton veprat , dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyre.

Gjykata Kushtetuese ka theksuar se, Kodi Penal përbën ligjin më të rëndësishëm, ku përfshihen në mënyrë të sistemuar dispozitat penalo-juridike. Një nga parimet kryesore që përshkon këtë Kod është edhe parimi i ligjshmërisë që nënkupton parashikimin me ligj të veprave  dhe mosdënimin për një vepër  që nuk është parashikuar shprehimisht si krim ose kundërvajtje . 

Dispozita, që e klasifikon një veprim të caktuar si vepër  jashtë dispozitave të Kodit Penal dhe si pjesë e një ligji të miratuar me shumicë të thjeshtë të deputetëve, bie ndesh me parimin e kushtetutshmërisë, pasi prek drejtpërdrejt shtetasit në të drejtat dhe liritë e tyre, duke mos respektuar shumicën e cilësuar për këtë qëllim, të parashikuar nga neni 81 pika 2 të Kushtetutës (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.3, datë 5.02.2010).

Ligjet e zakonshme nuk mund të trajtojnë çështje që janë parashikuar të trajtohen nga kodet apo ligjet organike. Nëse kushtetutëbërësi do të kishte dëshiruar një trajtim të njëjtë të tyre, neni 81, pika 2, i Kushtetutës nuk do të ekzistonte. […]. Legjislacioni penal ka për detyrë të mbrojë vlera të rëndësishme të tilla si pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e tij territoriale, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën etj. (shih nenin 1/b të Kodit Penal).

Ky legjislacion është një tregues kuptimplotë për çdo vend, në kuptimin se sa ai është në gjendje të balancojë të drejtën e shtetit për të siguruar rendin publik e shoqëror nga njëra anë, me të drejtat dhe liritë e individit nga ana tjetër. Në vlerësimin e Gjykatës kjo është, gjithashtu, një arsye tjetër që e ka detyruar kushtetutëbërësin të kërkojë një konsensus më të gjerë nga forcat politike të përfaqësuara në Kuvend, me qëllim që sanksionet  të parashikohen vetëm për ato lloj veprimesh ose mosveprimesh, të cilat, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, të jenë të krahasueshme për nga rëndësia me vlerat që mbrojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular