Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku duke raportur sot për pëndeminëe koronavirusit Komisionin Parlamentar të Sigurisë, tha se Ministria e Mbrojtjes po risheh kapacitetet shëndetësore dhe rezervat materiale për situatën ku ndodhemi por edhe pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kollçaku raportoi se ka pasur një rast të një efektivi me shenja COVID-19 në Bunavi por ai u vetë- izolua, teksa të gjithë rekrutëve të ardhur nga jashtë u është bërë tamponi dhe janë kontrolluar. Ata madje stërviten veç.
”Që kur erdhën në Tiranë rekrutët janë kontrolluar, i është marrë tamponi, dhe u çuan në Bunavi i është bërë prap kontroll pasi aty ka personel shëndetësor. Dy muaj ata që vijnë nga jashtë do stërviten vetë si karantinë pra të veçuar në repart. Kemi pasur vetëm një me shenja COVID në Bunavi dhe ai u dërgua në shtëpi për t’u vetëizoluar.
19 personel ushtarak janë izoluar në vendet fqinje ku kanë qenë apo vendet e tjera. Janë mirë. Kur u vendos linja ajrore ata janë në pritje që të vijnë.”- shtoi Shefi i Shtabit.
Sipas shefit të Shtabit të FA, strukturat ushtarake janë gati për një valë të dytë COVID-19.
”Në planet tona për një valë të dytë COVID-19, do të kemi rezerva të nevojshme për ta përballuar. Një muaj kemi riparë matricën e organizimit vjetor. Kemi filluar stërvitjen, kurset, programet, rekrutimin. Kemi filluar dhe me partnerët marrëveshjet. Me hapjen e kufijve do të rifillojnë edhe aktivitetet duke u riskeduluar. Por FA janë në stërvitje, mision, operacione. Janë në aktivitetet e përditshme.”- konfirmoi Bardhyl Kollçaku.