Ina Zhupa: Veliaj vazhdon të hesht për aferën e pastrimit të parave të pista të mafias italiane përmes…

6
344

Veliaj vazhdon të hesht për aferen e pastrimit të parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a .
Eco Tirana nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet e kontratës edhe përsëri vazhdon të marr paratë e qytetarëve të Tiranës.

Një vezhgim i thjeshtë na tregon së asgjë nuk është realizuar nga projekti i diferencimit të mbetjeve në burim, koshave të rinj, teknologjise së re të përpunimit sipas kontrates nuk është bërë!!! Në fund të 2017 do e kishim në gjithë Tiranën, kosha të diferencuar dhe diferencimin e mbetjeve në burim.

Sot jo vetëm që nuk është përhapur në gjithë Tiranën siç ishte parashikuar dhe premtuar por edhe në zonën 1 ku Bashkia Tiranë vendosi kosha për diferencim mbetjesh me propagande të madhe kanë dështuar. Mbledhja e mbetjeve nga makinat e kompanisë“Eco Tirana” bëhet e përbashket në një makinë edhe e koshave blu dhe ato jeshil, që do të thotë diferencimi i mbetjeve ka dështuar .

Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontraten?! A është qëllimi i “Eco Tirana” pastrimi i parave të pista të mafias italiane? A është pastrimi i Tiranës thjeshtë një fasadë ndaj edhe nuk kryhet asgjë dhe përsëri nuk penalizohet? A janë duke u zhvatur qytetarët e Tiranës vetem për ti shërbyer interesave mafioze të Veliaj dhe ortakeve të tij italiane?

Pyetje që SPAK duhet t`i jap pergjigje! Koha e hetimeve të thelluara dhe daljes para pergjegjësive të Veliaj dhe kujdo tjetër është tani.

 

6 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2020/06/17/ina-zhupa-veliaj-vazhdon-te-hesht-per-aferen-e-pastrimit-te-parave-te-pista-te-mafias-italiane-permes/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: startnews.news/2020/06/17/ina-zhupa-veliaj-vazhdon-te-hesht-per-aferen-e-pastrimit-te-parave-te-pista-te-mafias-italiane-permes/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: startnews.news/2020/06/17/ina-zhupa-veliaj-vazhdon-te-hesht-per-aferen-e-pastrimit-te-parave-te-pista-te-mafias-italiane-permes/ […]

Comments are closed.