Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar një videome premtimin e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale, ku ai është zotuar se do të heq taksën 20 % për ushqimet bazë.
Por sipas demokrates, në 7 vite qeverisje Rama ka rritur taksat dhe tarifat për produktet e shportës.
Për ish-deputeten e PD-së, në një kohë që premtoi heqjen e taksës për produktet e shportës dhe nuk e realizoi atë, Rama vendosi heqjen e TVSH-së 20% për importin e jahteve.
“I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës.
Në fund, si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve.
Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. Kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve”, tha ish-deputetja e PD.