KPK ka dhënë vendimin për Fatmira Hajdarin, e cila është gjyqtare pranë Apelit në Tiranës.
KPK ka vendosur shkarkimin e Hajdarit nga sistemi i drejtësisë për të paktën 15 vite
Avokati i zonjës Hajdari, Maks Haxhia e cilësoi vendimin të paligjshëm.
“Nuk ishte aspak i ligjshëm. E patë vetë sesi nuk morën asnjë kërkesë”.
Vendimi erdhi tre ditë pas seancës dëgjimore, ku Fatmira Hajdarit iu konstatuan probleme me pasurinë por dhe fshehja e refuzimit të vizës nga Ambasada Amerikane.
© SYRI.net