BallinaAktualitetTë gjithë mendjen tek koronavirusi, por kemi harruar… OBSH ngre alarmin, ja...

Të gjithë mendjen tek koronavirusi, por kemi harruar… OBSH ngre alarmin, ja ç’kërkon

spot_img
spot_img

OBSH paralajmëron se monitorimi i gripit është në rënie pasi burimet janë devijuar për përballimin e koronavirusit.

Vendet duhet të vazhdojnë të vëzhgojnë me kujdes dhe të ndajnë informacionin e gripit, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit të hënën, pasi sistemet shëndetësore tashmë të ngarkuar nga koronavirusi tani duhet të përgatiten për stinët e gripit. Megjithë përparimin e rëndësishëm në vitet e fundit për të përmirësuar mbikëqyrjen e shpërthimit të gripit ndërkombëtar, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se tani ka “sfida të rëndësishme” për ato sisteme monitorimi.

“Mbikëqyrja e gripit ose është pezulluar ose është në rënie në shumë vende, dhe ka pasur një rënie të mprehtë në shkëmbimin e informacionit të gripit dhe viruseve për shkak të pandemisë së Covid-19,” tha Tedros në një konferencë shtypi të hënën. “Në krahasim me tre vitet e fundit, ne kemi parë në të gjithë globin një rënie dramatike në numrin e ekzemplarëve të testuar për grip.”

Ndërprerjet, paralajmëroi Tedros, mund të ndikojnë në aftësinë e bashkësisë ndërkombëtare “të zbulojnë dhe raportojnë viruse të reja të gripit me potencial pandemik”. Sezoni i gripit tashmë është duke u zhvilluar në hemisferën Jugore, dhe rastet e koronavirusit janë akoma duke u rritur në mënyrë të qëndrueshme rreth globit.

OBSH ka regjistruar më shumë se 7.8 milion raste me koronavirus dhe 430,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. 100,000 rastet e para, tha Tedros, u deshën dy muaj për t’u raportuar. Por në dy javët e kaluara, ” janë raportuar mbi 100,000 raste të reja pothuajse çdo ditë të vetme.” Gati tre të katërtat e rasteve të fundit, tha ai, janë regjistruar në vetëm 10 vende. Washington Post / bota.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular