BallinaKronikeZbardhet dosja/“Ta njohim gruan”, “do vijnë të tjerë”, si u kërcënua pronari...

Zbardhet dosja/“Ta njohim gruan”, “do vijnë të tjerë”, si u kërcënua pronari i banesës që të mos…

spot_img
spot_img

Gjykata e Tiranës la sot në burg shtetasit Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj, të cilit kishin shkuar të grabisnin në shtëpinë e shtetasit E. M.

Gazetarja “Klodiana Lala” ka siguruar për “BalkanWeb” dosjen e plotë, ku del se gjatë grabitjes ka pasur një përleshje në banesën e pronarit që grabitësit e thërrisnin “Boli”.

Ndërsa kanë rrëfyer se kishin shkuar të grabisnin 4 kg kokainë, gjatë dosjes del se personmat edhe e kanë kërcënuar “Bolin” që të mos i denonconte, pasi iu dështoi grabitja.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, referuar pamjeve filmike të administruara theksohet se në grabitje kanë marrë pjesë tre persona. Njëri prej tyre bënte rolin e rojës, ka mbajtur shkallët kurse dy të tjerët u ngjitën në ballkon. Sapo dy grabitësit kanë hipur, personi roje i ka hequr shkallët, i ka larguar 50 metra larg pallatit duke i fshehur në një lulishte.

Ndërkohë në banesë, pronari i saj, shtetasi E. M. ka arritur të pikasë dy grabitjësit dhe është përleshur me ta dhe ka mundur t’i shtyjë jashtë ballkonit. Ata janë larguar me shpejtësi duke mos arritur të kryejnë veprime të tjera, por gjatë largimit një prej autorëve që mbante një pistoletë ka arritur ta mbushë atë, duke lënë një fishek pistolete në ballkonin e kësaj shtëpie, ndërsa autori i dytë i thoshte autorit të parë “vritem vrite”. Nga akti i ekspertimit balistik është provuar se fisheku i sekuestruar në banesë është fishek standard luftarak, kalibër 9 mm që përdoret si municion për pistoletat 9 mm dhe automatikët MP5, UZI dhe BERETA të kalibrit 9 mm.

Pronari i banesës ka thënë më tej se nuk kishte dyshim tek ndonjë person, por kallëzimin e ka bërë pas një telefonate anonime që ka marrë.

“Në datë 23.5.2020, rreth orës 15:43 e ka telefonuar një person me numër anonim, i cili i ka thënë: “Unë jam terroristi i mëngjesit”. Ai ka dyshuar se ky person mund të jetë një nga personat që një ditë më parë në mëngjes kanë shkuar të armatosur te banesa e tij. Nga përmbajtja e transkipitimit rezulton i vërtetë kërcënimi që i është bëerë. Nga verifikimi numri rezulton të jetë i shtetasit Nevrus Turku, por ka rezultuar se përdorej nga shtetasi Spartak Qoku. Ky numër ka komunikuar edhe me numrin e shtetasit Andi Kraja, dy ditë para ngjarjes. Ky i fudnut dyshohet të jetë personi që i ka cuar grabitësit tek banesa e shtetasit E. M. pasi është banor në të njejtën lagje me të. Po ashtu numri anonim ka komunikuar edhe me numrin që i përket shtetasit Nertil Qazimi, me të cilin ka komunikuar në orarë të ndryshme një ditë para ngjarjes dhe ditën e ngjarjes. Nga pamjet filmike të administruara dyshohet se autorët janë larguar me një automjet tip Mercedez Benz, ngjyrë blu e errët, të cilën e drejtonte një person i katërt. Nga verifikimi i këtij mjeti rezulton se ai është regjistruar në emër të shtetasit Nertil Qazimi.
Numri anonim i ka cuar edhe sms këtij të fundit në numrin e tij ku shkruan: Shife na sajo ndonjë gjë, më vjen keq që të ka përzier edhe ty në këtë mes. Unë skam qënë vetëm, por vetë i katërt aty. Mirë unë por ata të tjerët çfarë mendojnë për ty Petro”, sqarohet në dosje.

Nga ana tjetër ky numër që i përket shtetasit (Petro Sava) i ka dërguar disa sms ku thotë: “Nuk di gjë boli për ty”, “cërri po të shet avash avash”.

Po ky shtetas ka komunikuar edhe me Andi Krajën. Andi Kraja më pas ka komunikuar me shtetasin Elvis Qoku që rezulton të jetë vëllai i shtetasit Spartak Qoku dhe pas komunikimit ata janë takuar me njëri-tjetrin.

Me pseudonimin “Boli” nga bisedat thirret shtetasi E. M ku do të grabisnin personat e sipërpërmendur.

Andi Kraja ka komunikuar si me Petro Savën ashtu edhe me Elvis Qokun. Në 2.6.2020 Spartak Qoku ka komunikuar me sms me “Bolin” të cilit i kërkon të heqë dorë dhe të mos e ndjekë cështjen me shtet dhe i bën të ditur se e kanë bërë ata. Ndërkohë që një ditë më parë një person e ka telefonuar në mënyrë anonime duke i kërkuar të tërhiqet dhe duke e kërcënuar se i njohun gruan.

Shtetasi Spartak Qoku i ka shkruar këtë sms “Bolit”: Bol, nëse do të dish kush na solli ke ti, atë ta sjellë unë e prapë merrem unë me të. Mos fol me njeri se fjalët më vinë dhe të lagjes që ke ti. Dikush të shet nga frika e dikush nga qejfi. Mbasi të më njohësh do më tregosh dshe se cili nga cuant e lagjes na ka përmend emrin, ..Ai na solli ke ti dje,. do sjellë tjetër nesër e mbase s’dalin huq si ne”…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular