BallinaAktualitetZYRTARE/Vdesin dy pacientë me COVID19 në spitalin infektiv, shkon në 41 numri

ZYRTARE/Vdesin dy pacientë me COVID19 në spitalin infektiv, shkon në 41 numri

spot_img

Edhe dy persona humbën jetën nga koronavirusi i ri. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Më herët, po në Spitalin Infektiv ndërroi jetë nga COVID-19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë.

Nga fillimi i epidemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular