Gjendet pa shenje jete në autostradën Tiranë-Durrës 58-vjeçari me iniciale I.D, punonjës i kompanie securuty.
Policia, e cila është njoftuar nga kalimtarët, ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshimet e para flasin për një vdekje natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.