Një makinë në Vlorë është djegur gjatë natës. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 në lagjen Pavarësia.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se ka marrë flakë makina tip ‘Mitsubishi Pajero’, ku zjarri ka djegur pjesën e përparme. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet M.N, punonjësi të Doganës.
Po ashtu, nga flakët ka pësuar dëmtime dhe një tjetër makinë që ka qenë e parkuar pranë, tip ‘Opel’. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.