Gjatë intervistës për Syri TV, ish kryeministri Sali Berisha foli edhe për marrëveshjen e 27 qershorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Hashim Thaçi është peng i Vuçiç, ndërsa presidentin serb e krahasoi me Millosheviçin.
“Koha do të tregojë se ai është nacionalist po aq sa Milloshevici. Përpjekja që pio bëhet në Washington, unë personalisht e përshëndes. Pse? Nga marsi i 2011 dhe deri në 2013 u firmosën me dhjetëra marrëveshje. Midis tyre ka marrëveshje ku Serbia ka firmosur dhe ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ato marrëveshje Brukseli nuk qe i aftë ti impononte dhe ra viktimë e Vuçiçit dhe Hashim Thaçit.
Si erdhi te rruga e territoreve? Erdhi sepse ishte argati. E kapi Vuçiç me dosje. Shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga një serb dhe një argat. Ndërsa serbët nga një serb dhe Miladini shqipfolës.
Në pranverën e 2013, në takimet e mia me zyrtarë amerikanë kam kërkuar të jenë të pranishëm. E vërteta është se Europa nuk imponoi dot marrëveshjet. Çfarë ka te faktori amerikan? Ka një Richard Grenell, i besuar i presidentit dhe një John Bolton, kundërshtar i Kosovës dhe i pavarësisë së saj. Presidenti Bush e largoi nga detyra”, tha Berisha.
Më tej, Berisha shtoi se: “Dueli Vuçiç-Thaçi përfaqësojnë palën serbe që të dy. Vuçiç shkon si përfaqësues i 63% të serbëve. Kurse ky shkon si argat. Se as kreu i partisë së tij, Kadri Veseli është kundër shkëmbimit të territoreve.
Kjo është gjuha e njerëzve jo të lirë. Një njeri i lirë thotë që nuk e kam thënë kurrë. Kjo është gjuha e atij që mbahet peng nga dosjet. Miladini shqipfolës është peng i dosjes së ish prokurorit serb dhe Dick Marty e ka raportin të bazuar në raportin e Vukçeviç”.