Pas reagimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në mbështetje të ministres së Arsimit, Besa Shahini, profesori i njohur Artan Fuga shkruan me ironi se duhet të bindet edhe “ushtari i fundit i gjeneral Turit” për testin skandaloz të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
Postimi i profesor Fugës:
Kisha vendosur ta ndërprisja analizën e testit të letërsisë dhe gjuhës shqipe sepse mendoja se kishte dalë tashmë në pah budallalliku i tij!
Por sot pasdite kuptova se duhet vazhduar që të bindet edhe ushtari i fundit i gjeneral Turit! Qoftë ai skizofren, depresiv, apo paranojak!
Se këta po dalin nga tema në mënyrë qesharake!
Nuk qenka e rastit teza e Turit. Shprehka një logjikë sistemike!
Si mendoni ju maturantë a ja vlen apo ta le me kaq?
Une kam edhe për disa ditë të tjera! Më thoni, a ka më nevojë apo jo?
Poqese nuk ka nevojë, nuk ja vlen ta vazhdoj! Vetëm po thatë ju, sepse parimi im është studentët kanë gjithmonë të drejtë, edhe doktorantët, pavarësisht se në çfarë shkence apo arti doktorohen!