Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kretë të Greqisë, ku një 22-vjeçar shqiptar është gjendur pa shenja. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Mediat greke raportojnë se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është gjetur i pajetë brenda banesës së mikut të tij, ku po qëndronte kohët e fundit. Bëhet me dije se ka qenë pronari i banesës, ai i cili e ka gjetur 22-vjeçarin e më pas ka njoftuar autoritetet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e po hetojnë mbi ngjarjen e rëndë. Ndërkohë pritet përgjigja nga autopsia për të hedhur dritë mbi vdekjen e shqiptarit. Gjithashtu sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si shkak i mbidozës pasi i riu njihej si përdorues i lëndëve narkotike.
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: startnews.news/2020/06/22/e-rende-ne-greqi-i-riu-shqiptar-gjendet-pa-shenja-jete-ne-banese-kush-njoftoi-policine/ […]
Comments are closed.