BallinaKronikeFOTO/Ky është i akuzuari për vrasjen e Hekuran Billës, u kap në...

FOTO/Ky është i akuzuari për vrasjen e Hekuran Billës, u kap në Malin e Zi. Sot në gjyq ai…

Personi qe shihni ne foton me poshte eshte Viktor Marku, personi i arrestuar ne Malin e Zi, me akuzen e vrasjes së Hekuran Billës.

Marku, ka dale sot ne sallen e gjyqit, i rrethuar nga dy policë, dhe me maske ne fytyre, si mase per mbrojtjen nga koronavirusi.

Seanca eshte mbajtur me dyer te mbyllura, por mesohet se ai ka mbajtur një qëndrim mohues lidhur me ngjarjen.

Ai pretendon se ditën e krimit nuk ka qene ne Shqipëri, por në Mal të Zi. News 24 raportoi sot se në funksion të dosjes hetimore mësohet se janë analizuar pamjet nga 38 kamera sigurie pranë zonës.

Organi i akuzës ka dyshime se Viktor Marku shfaqet në një moment në kamera teksa zbret nga makina smart marrë me qira dhe ngjitet në automjetin ‘mercedez benz’ i vjedhur në Shkodër që u përdor në atentat. Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë.

Organet e hetimit janë të bindura se autor i vrasjes është Marku, vëllai i të cilit u vra më 14 tetor të vitit 2006 në Angli, ndërsa për krimin u dënuar Billa me minimumi 33 vite burg.

Për ngjarjen është arrestuar edhe nipi i autorit të dyshuar, Sebastjan Mali, i cili ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen. I riu sipas hetuesve, ka ndjekur viktimën dhe ka informuar autorin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular