BallinaAktualitetNegociatat/Komisioni i Jashtëm i PE seancë për situatën në Shqipëri: Të plotësohen...

Negociatat/Komisioni i Jashtëm i PE seancë për situatën në Shqipëri: Të plotësohen 15 kushtet

spot_img
spot_img

Në Parlamentin Evropian po zhvillohet një seancë e posaçme ku po diskutohet për situatën në Shqipëri.

Euro deputetët e Komisionit të Jashtëm, ripërsëritën kërkesën që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në diskutim e tij reporteri për Shqipërinë David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ende priten rezultate konkrete për realizimin e reformave kyçe. “Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE”, theksoi ai. Lega u ndal edhe në domosdoshmërinë e ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës.

Ndërkohë, eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë për sa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrorë e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë”, tha ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular