Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Qafë thanë në fshatin Urakë të Prrenjasit. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, një grua ka humbur jetën dhe një tjetër person është plagosur. Personi që ka mbetur i lënduar është dërguar në spitalin e Prrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve gruaja që ka humbur jetën është identifikuar si Nekie Raçe, 68-vjeç. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar për aksidentin, ndërsa vijojnë hetimet për përgjegjësit.
Librazhd/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin T.R., 69 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja N.R., 68 vjeç dhe është plagosur shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat ishin pasagjerë në mjeti tip”Suzuki”.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.