BallinaAktualitetCOVID-19/Në Durrës i infektuar punonjësi i OSHEE-së

COVID-19/Në Durrës i infektuar punonjësi i OSHEE-së

spot_img

Covid-19 rikthehet në Durrës. Pas dy ditësh ku nuk u raportua për të infektuar me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një rast të ri pas kryerjes së 13 tamponëve të marra nga qyteti bregdetar.

Mësohte se i infektuari është një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE).

Ndërkohë, klientët që janë paraqitur për të likuiduar faturat elektrike, janë kthyer mbrapsht rreth orës 12:00, pasi ka filluar dezifektimi i përgjithshëm i zyrave.

Ekziston frika se punonjësi mund të ketë infektuar kolegët në punë apo edhe klientë të ndryshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 67 raste të reja dhe u shënuan 2 humbje jete.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular