BallinaKronikeArrestohet nga Antiterrori 39-vjeçari në Shijak, bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve...

Arrestohet nga Antiterrori 39-vjeçari në Shijak, bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve në rrjetet sociale( Emri)

spot_img
spot_img

Bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve arrestohet një shtetas në Shijak. Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit kanë vënë në pranga shtetasin Eduard Guza, arrestim ky i kryer më 18 qershor në Shijak.

Guza është mbajtur nën vëzhgim nga antiterrori që në janar të këtij viti. Mësohet se për arrestimin e tij, policia bashkëpunoi me autoritetet italiane pasi Guza qëndroi në Itali disa muaj.

Arresti i tij u bë pak ditë pas kthimit nga Italia. I pyetur nga policia se përse bënte thirrje të tilla në rrjetet sociale, Guza është shprehur se thirrjet i bënte i frymëzuar nga besimi i tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë.

Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular