Pas 30 vitesh pritje, Liverpooli fiton titullin kampion në Premier League.
“Dhurata” është bërë nga Chelsea, e cila ka mposhtur 2-1 Manchester City në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit britanik.
Fillimisht në minutën e 36’ ishte Christian Pulisic i cili me një sprint të pabesueshëm realizon një gol me të vërtet të bukur
Reagimi i “qytetarëve” vjen në minutën e 55’ kur Kevin De Bruyne nxjerr nga repertori i tij një perlë të vërtetë. Belgu realizon një gol me të vërtet fantastik nga goditja e dënimit.
Golin e fitores për “blutë” e realizoi Willian (78’) nga pika e bardhë e penalltisë.
Tashmë pas javës së 31-të, Liverpool siguron matematikisht titullin kampion me 86 pikë të grumbulluara, 23 më shumë se Man City i vendit të dytë.