Një autoveturë “Mercedez Benz” është djegur natën e kaluar në oborrin e shtëpisë së kryeplakut P. Gj. të fshatit Fushderven në Fushë Krujë. Autovetura ka targë AA 331 EH.
Zjarri është konstatuar në orën 1 pas mesnate nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë.
Familjarët dhe i zoti i makinës nuk ndodheshin në banesë.
Sipas Policisë, shkak mund të jetë ndonjë difekt në sistemin elektrik por nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme dhe pse i zoti i makinës ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me njeri.